Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Itali – Austri: Italianët kërkojnë një vend në mesin e tetë më të mirave

Italia do të luajë ndaj Austrisë në ‘Wembley’ në 1/8 e finales, në një ndeshje ku pritet futboll atraktiv.

Italia është skuadra që i ka bindur të gjithë në fazën e grupeve, duke marr nëntë pikë, duke shënuar shtatë herë dhe duke mos pësuar asnjë gol.

Në anën tjetër Austria mori gjashtë pikë në grupin e saj dhe shihet si një skuadër me grup të fortë futbollistësh.

Roberto Mancini për këtë ndeshje ka vendosur të luajë me emra si Domenico Berardi, Ciro Immobile dhe Lorenzo Insigne.

Në mesfushë është kthyer Marco Verratti në vend të Manuel Locatellit.

Në anën tjetër te Austria do të luajë treshen sulmuese Sabitzer, Baumgartner e Arnautovic.


Itali: Donnarumma; Di Lorenzo, Bonucci, Acerbi, Spinazzola; Barella, Jorginho, Verratti; Berardi, Immobile, Insigne

Austri: Bachmann; Lainer, Hinteregger, Dragovic, Alaba; Grillitsch; Laimer, Schlager, Sabitzer, Baumgartner; Arnautovic.


/Telegrafi/

Exit mobile version