Italia e pret Anglinë në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve te Ligës A të Kombeve e vlefshme për grupin 3.
Ky grup shumë i balancuar, pasi Hungaria është surpriza në krye me 6 pikë, e ndjekur nga Gjermania me 5 pikë, Italia ka 4 pikë dhe në fund Anglia me 2 pikë.
Kushdo që përfundon i fundit do të bjerë në Ligën e Kombeve B, kështu që kjo është ndeshje potencialisht vendimtare për të dyja palët, pas matematikisht kanë ende gjasa edhe për kreun e grupit.
Roberto Mancini luan me 3-5-2 me ish-dyshen e Sassuolo në sulm, Scamacca dhe Raspadori, ndërsa në krahë janë Giovanni Di Lorenzo dhe Federico Dimarco.
The #ThreeLions have arrived! 🙌 pic.twitter.com/XJaXc8qVHf
— England (@England) September 23, 2022
Me formacionin 3-5-2 do të luajë edhe Gareth Southgate.
Harry Maguire është startues, pavarësisht se nuk ka nisur një ndeshje në Ligën Premier me Manchester United për gjashtë javët e fundit.
Ndeshjet e fundit në këtë grup janë Angli-Gjermani dhe Hungari-Itali të hënën.
Italia: Donnarumma; Toloi, Bonucci, Acerbi; Di Lorenzo, Barella,Jorginho, Cristante, Dimarco; Scamacca, Raspadori.
Anglia: Pope; Maguire, Dier, Walker; James, Rice, Bellingham, Saka, Foden; Sterling, Kane.
Ready to take on Italy! 🦁 pic.twitter.com/W1NSo1oT25
— England (@England) September 23, 2022
/Telegrafi/