Telegrafi

Formacionet zyrtare: Irani dhe Spanja zhvillojnë ndeshjen e xhiros së dytë

(Foto: Getty Images)

Në stadiumin Kazan Arena, Irani dhe Spanja zhvillojnë ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit B të Kampionatit Botëror.

Në ndeshjen e xhiros së parë, Irani arkëtoi tri pikë pas triumfit ndaj Marokut (1-0), prandaj do të japë maksimumin për të nxjerrë rezultat pozitiv në këtë përballje.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Kampionatin Botëror

Nga ana tjetër, La Roja luajti baras (3-3) ndaj Portugalisë dhe numëron vetëm një pikë në këtë fillim të Kampionatit Botëror.

Spanja është favorit dhe do ta konsiderojë këtë ndeshje si një finale, duke qenë se çfarëdo rezultati pos fitores e vë në pozitë të vështirë për fazën tjetër.

https://twitter.com/XavsFutbol/status/1009018537409695744

Formacioni zyrtar i Iranit: Beiranvand, Haji Safi, Pouraliganji, Hosseini, Ramin, Ezatolahi, Omid, Amiri, Karim, Mehdi, Sardar.

Formacioni zyrtar i Spanjës: De Gea, Carvajal, Pique, Ramos, Alba, Busquets, Iniesta, Isco, Silva, Lucas Vazquez, Diego Costa.

Lider i Grupit B është Portugalia me katër pikët të arkëtuara nga një barazim dhe një fitore. /Telegrafi/