Telegrafi

Formacionet zyrtare: Ibra luan nga minuta e parë për Suedinë ndaj Gjeorgjisë

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, është përfshirë në formacioni startues të Suedisë në ndeshjen kualifikuese të Kampionatit Botëror kundër Gjeorgjisë.

Futbollisti veteran ishte riftuar te përfaqësuesja e tij për ‘Euro 2020’, para se të tërhiqej për shkak të ndërhyrjes kirurgjike në gju.

40-vjeçari ka pasur probleme me rikthimin në formë këtë sezon për shkak të problemeve me lëndime duke regjistruar vetëm tetë paraqitje për Rossonerët pas lëndimit të tetivës së Akilit.

Sidoqoftë, në këtë periudhë ka arritur të shënojë tre gola dhe të dhurojë dy asistime për Milanin.

Përkundër minutazhit të vogël të lojës trajneri Janne Andersson ka vendosur ta angazhojë nga minuta e parë kundër ekipit të Willy Sagnol në takimin që zhvillohet në Batumi Stadium.

Formacioni startues i Gjeorgjisë: Loria; Kakabadze, Khocholava, Kashia; Lobjanidze, Gvilia, Kvekveskiri, Azarov; Tsitaishvili, Okriashvili, Kvaratskhelia.

 

Formacioni startues i Suedisë: Olsen; Krafth, Nilsson, Lindelöf, Augustinsson; Claesson, K.Olsson, Svanberg, Forsberg; Ibrahimovic, Isak.

/Telegrafi/