Telegrafi

Formacionet zyrtare: Hamburg – Bayern Munich, Mavraj titullar  

Hamburgu dhe Bayern Munichu kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për takimin e radhës në kampionatin gjerman, Bundesliga.

Gjiganti bavarez është mysafirë i Hamburgut në ndeshjen e vlefshme për javën e nënëtë të kampionatin gjerman.

Bayerni pas ardhjes në krye të trajnerit Jupp Heynckes ka rritur nivelin e performancës dhe dëshiron të vazhdoj me një fitore në udhëtim te Hamburgu.

Në anën tjetër, vendasit nuk kanë shënuar fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe duan të bëjnë befasi ndaj skuadrës më të fortë gjermane.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mirë të mundshme, teksa mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Mërgim Mavraj është titullar. /Telegrafi/ 

Hamburg: Mathenia, Diekmeier, van Drongelen, Mavraj, Douglas, Wood, Papa, Hahn, Hunt, Sakai, Jung.

Bayern: Ulreich, Rafinha, Sule, Hummels, Alaba; Tolisso, Vidal; Robben, J. Rodriguez, Coman; Lewandowski