Në Borussia-Park zhvillohet ndeshja e katërt në kuadër të Grupit 3 në Ligën A të Ligës së Kombeve ndërmjet Gjermanisë dhe Italisë.
Die Mannschaft kanë arkëtuar tri pikë nga tri ndeshje duke barazuar në të gjitha dhe mbajnë vendin e tretë në grup.
Në anën tjetër, Azzurrët janë liderë me pesë pikë të grumbulluara nga një fitore dhe dy barazime.
Përzgjedhësit Hans-Dieter Flick dhe Roberto Mancini i kanë caktuar taktikat e tyre për këtë përballje.
Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer; Klostermann, Sule, Rudiger, Raum; Kimmich, Gundogan; Hofmann, Muller, Sane; Werner.
Formacioni startues i Italisë: Donnarumma; Calabria, Mancini, Bastoni, Spinazzola; Frattesi, Cristante, Barella; Politano, Raspadori, Gnonto.
/Telegrafi/