Telegrafi

Formacionet zyrtare: Franca për ta siguruar kalimin e grupit, Danimarka për t’i mbajtur gjallë shpresat

Franca do e kërkojë kalimin e grupit me përballjen ndaj Danimarkës në rrethin e dytë të Kampionatit Botëror, në Grupin D.

Ndeshja që fillon në ora 17:00, do të luhet në stadiumin “Stadium 974”.

Franca është lidere e grupit me tri pikë, aq sa ka edhe Australia, por në rast të fitores së sotme, sigurojnë kalimin në fazën e eliminimit direkt.


Standings provided by Sofascore

Në anën tjetër, Danimarka duhet të fitojë me patjetër, për t’i mbajtur gjallë shpresat, pasi në xhiron e fundit takohet me asutrialianët, aty ku do të përcaktohet më pas se kush kalon tutje.

Formacionet zyrtare:

Franca: Lloris – Kounde, Varane, Upamecano, T.Hernandez – Tchouameni, Rabiot, Griezmann – Dembele, Mbappe, Grioud.

Danimarka: Schmeichel, Andersen, Nelsson, Maehle, Christensen, Hojbjerg, Lindstrom, Eriksen, Kristensen, Damsgaard, Cornelius. /Telegrafi/