Në ndeshjen e tyre të dytë të Kupës së Botës, liderët e Grupit C përballen Franca dhe Peru në stadiumin Central të Yekaterinburgut.
Francezët do të kërkojnë të fitojnë ndeshjen e tyre të dytë gjersa peruanët do të shpresojnë të regjistrojnë pikët e tyre të para në kampionat.
Francezët hyjnë në këtë ndeshje pas triumfit të vështirë kundër një skuadre të fortë australiane (2-1), gjersa Peruanët pësuan humbje me rezultat minimal prej 1-0 kundër Danimarkës.
Tashmë te dyja skuadrat kanë publikuar formacionet e tyre zyrtare dhe nuk do të ketë ndryshime.
Franca në 52 ndeshjet kundër kombëtareve CONMEBOL-it (Amerika e Jugut) ka një rekord të balancuar prej 17 fitoreve, 15 barazimeve dhe njëzet fitoreve.
Ndërkohë, Peru ka një rekord prej 16 fitoreve, dhjetë barazimeve dhe 22 fitoreve kundër kombëtareve evropiane.
Në takimin e vetëm të mëparshëm me Peru, Franca humbi 1-0 në një lojë miqësore në Parc des Prince në prill të vitit 1982.
Franca: Lloris, Pavard, Varane, Umtiti, Pogba, Griezmann, Giroud, Mbappe, Kante, Matuidi dhe Hernandez
Peru: Gallese, Rodriguez, Trauco, Cueva, Guerrero, Ramos, Advincula, Carrillo, Yotun, Flores dhe Aquino. /Telegrafi/