Telegrafi

Formacionet zyrtare: Estonia – Gjermania

Estonia dhe Gjermania kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen e tyre në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në stadiumin “Le Coq Arena”, me gjermanët që janë dukshëm favoritë.

Holanda është aktualisht lider i Grupit C me 15 pikë, Gjermania pas tyre me 12, aq sa ka edhe Irlanda e Veriut, Bjellorusia me katër dhe Estonia me një sosh.

Formacioni startues i Estonisë: Lepmets, Kams, Pikk, Antonov, Liivak, Vassiljev, Sappinen, Tamm, Mets, Ainsalu, Baranov.

Formacioni startues i Gjermanisë: Neuer, Kimmich, Havertz, Brandt, Reus, Kolstermann, Sule, Halstenberg, Walschmidt, Gundogan, Emre Can. /Telegrafi/