Telegrafi

Formacionet zyrtare: Dukagjini futet për gjithçka ose asgjë ndaj Rijekës

Dukagjini është mysafir i Rijekës për ndeshjen e dytë në kuadër të rrethit kualifikues për në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 20:15, do të luhet në stadiumin “Stadion HNK Rijeka”.

Skuadra nga Klina pësoi humbje 1-0 në sfidën e parë, ndërsa sonte futet me të gjitha forcat në këtë duel.

Dukagjini e di se duhet të bëjë maksimumin për të mposhtur Rijekën, një skuadër që ka tejet cilësi, por asgjë nuk është e pamundur.

Formacionet zyrtare:

Rijeka: Labrovic, Veiga, Radeljic, Dilaver, Goda, Banda, Selahi, Jankovic, Eruk, Pasalic, Ivanovic.

Dukagjini: Haxhihamza, Dallku, Syla, Basri, Kameraj, Hugo, Iran, Feka, Zulfiji, Shala, Santos. /Telegrafi/