Nëse gjysmëfinalisti i Kampionatit Botëror, Anglia, dëshiron një shans për një kualifikim të hershëm për ‘Euro 2020’ duke e fituar Grupin e Katërt të League A, duhet që fillimisht ta mposhtë Spanjën, skuadër që nuk e kanë mposhtur në një garë që nga viti 1996.
Sa i përket formës aktuale, Tre Luanët janë të mirë në Wembley, ku për herë të fundit kanë humbur nga Holanda në një miqësore të vitit 2016.
All calm in the #ThreeLions' dressing room… pic.twitter.com/0HRAAtaT23
— England (@England) September 8, 2018
Nga ana tjetër, La Roja ka rekord të mirë ndaj ekipeve të grupit të vet, ashtu që do të jetë një përballje interesante ndërmjet dy fuqive të futbollit evropian.
Kieran Trippier është lojtar interesant që pritet të bëjë paraqitje të mirë për Anglinë, derisa Isco premton të jetë organizuesi i lojës te Spanja.
⚠ OFICIAL | Lista de convocados por @LUISENRIQUE21 para los partidos ante Inglaterra (@England) y Croacia (@HNS_CFF) de la UEFA Nations League#UnaNuevaIlusión pic.twitter.com/JXES4A9VoD
— Selección Española Masculina de Fútbol (@SEFutbol) August 31, 2018
Paraqitjet e mira të Furisë së Kuqe ndaj Tre Luanëve në më shumë se dy dekada, bëjnë që nga kjo përballje të pritet gjithçka.
Formacioni startues i Anglisë: Jordan Pickford, Kieran Trippier, Luke Shaw, Joe Gomez, John Stones, Harry Maguire, Jesse Lingard, Jordan Henderson, Harry Kane, Marcus Rashford, Dele Alli.
Formacioni startues i Spanjës: David de Gea, Dani Carvajal, Nacho, Sergio Busquets, Saul Niguez, Rodrigo, Thiago Alcantara, Marcos Alonso, Sergio Ramos, Iago Aspas, Isco.
/Telegrafi/