Telegrafi

Formacionet zyrtare, Deçiç – Drita: Nuhiu nuk ndryshon asgjë

Sot zhvillohet ndeshja kthyese mes Deçiqit dhe Dritës nga ora 20:45 në kuadër të Ligës së Konferencës.

Drita fitoi ndeshjen e parë në “Fadil Vokrri” javën e kaluar me rezultat 2-1, ndërsa sot kërkon të paktën një barazim për të siguruar kualifikimin.

Në anën tjetër Deçiq kërkon vetëm fitore në mënyrë që të arrijë kalimin në fazën tjetër.

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, nuk ka ndryshuar asgjë nga ndeshja e parë.

Pritet një ndeshje e luftuar deri në fund, me të dyja skuadrat që synojnë kualifikimin tutje.


Deçiqi:Popovic, Zivkovic, Tuci, Rudovic, Ljuljduraj, Nikolic, Rudovic, Pesukic, Vulaj, Kojasevic, Camaj

Drita: Maloku, Limani, Jamal, Cuculi, Blakçori, Jashari, Vuçaj, Muja, Ajzeraj, Fazliu, Simonovski.


/Telegrafi/