Telegrafi

Formacionet zyrtare: City kërkon t’i rikthehet fitoreve, Leicester kërkon triumfin e dytë rresht

Dy ekipet me objektiva shumë të ndryshme takohen sot në stadiumin King Power.

Leicester City është nikoqir i kampionit në fuqi anglez, Manchester Cityt, i cili po kërkon edhe këtë vit të fitoj titullin e më të mirit në Ligën Premier.

Vendasit në pesë ndeshjet e fundit kanë dy fitore dhe po aq barazime dhe vetëm një humbje, e cila besohet se do të jetë një ndeshje mjaft interesante.

Citizens kanë ngecur paksa pas liderit aktual të ligës elitare angleze Livepoolit, pas humbjes së papritur në xhiron e fundit si vendas kundër Crystal Palace.

Theksojmë se City zë pozitën e dytë të renditjes tabelore me 44 pikë gjersa ‘dhelprat’ deri më tani kanë arkëtuar 25 pikë dhe gjenden në vendin e nëntë.

Leicester: Schmeichel; Ricardo Pereira, Morgan, Maguire, Chilwell; Choudhury, Mendy, Ndidi; Maddison, Vardy dhe Albrighton.

City: Ederson, Danilo, Stones, Laporte, Delph, Gundogan, De Bruyne, Sane, Bernardo, Sterling dhe Aguero.