Roma do të luajë si mysafir i Chievos që këtë edicion është duke e rrezikuar rënien.
Giallorossët kanë bërë disa ndryshime në formacion nga ndeshjet e shkuara.
Eusebio Di Francesco nuk i ka preferuar nga minuta e parë Robin Olsenin, Kostas Manolasin, Cengiz Underin dhe Diego Perottin, që janë të lënduar.
Po ashtu edhe Lorenzo Pellegrini është i dënuar me një ndeshje.
Bryan Cristante dhe Steven Nzonzi luajnë nga minuta e parë me Antonio Mirantennë portë dhe Ivan Marcano në mbrojtje.
Patrik Schick kthehet të luajë në krahë me Edin Dzekon, me Stephan El Shaaraëyn dhe Nicolo Zaniolon pas tyre.
Chievo i beson Giaccherinit, Stepinskin dhe Filip Djordjevicit.
Assane Diousse fillon nga minuta e parë me Hetemjan, ndërsa blerjet Lucas Piazon dhe Ezequiel Schelotto vijnë nga banka. /Telegrafi/
Chievo: Sorrentino; Frey, Bani, Rossettini, Barba; Leris, Diousse, Hetemaj; Giaccherini; Stepinski, Djordjevic
Roma: Mirante; Karsdorp, Marcano, Fazio, Kolarov; Cristante, Nzonzi, Zaniolo; Schick, Dzeko, El Shaarawy