Telegrafi

Formacionet zyrtare: Burnley – Manchester City

Manchester City do të mundohet të vazhdojë serinë e fitoreve në Ligën Premier.

Citizens do të jenë mysafirë të skuadrës së Burnleyt, e cila ka treguar lojëra të mira si vendase.

Tashmë te dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare, ku shihen disa ndryshime të vogla.

Leroy Sane, Gabriel Jesus, Bernand Mendy janë disa prej mungesave te City i Pep Guardiolës.

Te vendasit nuk do të paraqiten Walters dhe Brady, të cilët nuk kanë mundur të shërohen me kohë.

Theksojmë se takimi është i vlefshëm për xhiron e 26 të ligës elitare angleze, ku City është lider ndërsa Burnley zë pozitën e shtatë në tabelë.

Burnley: Pope, Bardsley, Long, Mee, Taylor, Lennon, Cork, Hendrick, Gudmundsson, Barnes dhe Vokes

Manchester City: Ederson, Walker, Danilo, Kompany (C), Otamendi, Fernandinho, Gundogan, De Bruyne, Bernardo, Sterling dhe Aguero  /Telegrafi/