Site icon Telegrafi

Formacionet zyrtare, Borussia Dortmund – Bayern Munich: Derbi që mund të vendos titullin

Borussia Dortmund do të pres Bayern Munichun në “Signal Iduna Park” në njërën nga ndeshjet vendimtare për titullin e kampionit.

“Milionerët” janë katër pikë pas bavarezëve në renditjen e përgjithshme dhe mbajnë pozitat e para.

Trajneri i Borussia Dortmund, Lucien Favre për këtë ndeshje do të mbështet në formën e sulmuesve si Haaland dhe Hazard.

Në anën tjetër trajneri i Bayern Munich, Hansi Flick, do të luajë me Robert Lewandowksin i përkrahur nga Coman e Gnarby.

Ndeshja fillon në orën 18:30 dhe natyrisht do të zhvillohet pa tifozë.


Borussia Dortmund: Burki, Akanji, Hummles, Piszczek, Hakimi, Guerreiro, Daleney, Dahoud, Brandt, Hazard, Haaland.

 

Bayern Munich:  Neuer, Pavard, Boateng, Alaba, Davies, Muller, Goretzka, Kimich, Gnarby, Lewandowski, Coman.

 


/Telegrafi/

Exit mobile version