Belgjika do të përballet me Francën në kuadër të gjysmëfinales së dytë në Ligën e Kombeve.
Ndeshja do të zhvillohet në “Allianz Stadium” të Torinos, ku në fushë do të jenë dy skuadrat që luajnë futboll të bukur.
Roberto Martinez do të jetë i kompletuar, pasi luan me emra si Eden Hazard, Romelu Lukaku dhe Kevin De Bruyne.
🇧🇪 🇫🇷 All set in Turin. Belgium or France?#NationsLeague pic.twitter.com/qxHBZiqhT9
— UEFA (@UEFA) October 7, 2021
Në anën tjetër edhe Didier Deschamps ka vendosur në fushë emra të mëdhenj si Kylian Mbappe, Karim Benzema dhe Antoine Griezmann.
Në këtë ndeshje luajnë për herë të parë bashkë edhe dy vllerzërit, Lucas dhe Theo Hernandez.
Fituesi luan kundër Spanjës në finale.
Belgjika: Courtois; Alderëeireld, Denayer, Vertonghen; Castagne, Witsel, Tielemans, Carrasco; Hazard, Lukaku, De Bruyne.
Franca: Lloris; Koundé, Varane, Lucas Hernández; Pavard, Rabiot, Pogba, Theo Hernández; Griezmann, Benzema, Mbappé.
/Telegrafi/