Telegrafi

Formacionet zyrtare: Belgjika – Spanja

Të dyja kombëtaret kanë publikuar formacionet zyrtare.

Kombëtarja belge dhe ajo spanjolle do të ndeshet sonte në ora 20:45 në mes vete.

Megjithatë, takimi nuk do të jetë ndeshje kualifikuese, por vetëm ndeshje miqësore.

Të dy kombëtaret kanë emëruar trajner të rinj dhe t’i masin tani forcat.

Në krye të Belgjikës ka ardhur, Roberto Martinez, i cili ka filluar ndeshjen me formacionin më të mirë të mundshëm, ndërsa Julen Lopetegui ka filluar ndeshjen me disa ndryshime. /Telegrafi/

Belgjika: Courtois; Meunier, Alderweireld, Vertonghen, J. Lukaku; Witsel, Nainggolan; De Bruyne, Carrasco, E. Hazard; Origi.

Spanja: De Gea; Carvajal, Ramos, Pique, Alba; Busquets, Koke, Thiago; Vitolo, Silva, Morata.