Telegrafi

Formacionet zyrtare: Bayerni në kërkim të pikëve të plota ndaj Dusseldorfit

Bayern Munichu është nikoqir i Fortuna Dusseldorfit në ndeshjen e javës së 29-të në Bundesliga.

Lideri i kampionatit gjerman hyn në këtë sfidë pas triumfit në ‘der Klassiker’ kundër Borussia Dortmundit me ç’rast u shmang në krye të tabelës me shtatë pikë më shumë.

Dusseldorfi është në zonën e rrezikut (në vend të 16-të) me një pikë më pak se pozita e mësipërme që e nxjerr nga kjo zonë.

Trajnerët Hans-Dieter Flick dhe Uwe Rosler i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë sfidë.

Formacioni startues i Bayern Munich: Neuer, Pavard, Hernandez, Alaba, Davies, Kimmich, Goretzka, Muller, Gnabry, Coman, Lewandowski.

Formacioni startues i Fortuna Dusseldorf: Kastenmeier, Zimmermann, Hoffmann, Zanka, Giesselmann, Thommy, Morales, Bodzek, Stoger, Skrzybski, Karaman.

/Telegrafi/