Telegrafi

Formacionet zyrtare: Bayerni në kërkim të fitores ndaj AEK-ut

Bayern Munichu është mysafir i AEK-ut në Athinë për ndeshjen e xhiros së tretë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.

Në dy ndeshjet e para në Grupin E, bavarezët kanë shënuar një fitore dhe një barazim, dhe numërojnë katër pikë në tabelë, aq sa ka edhe lideri i grupit, Ajaxi.

Sa i përket skuadrës greke, në dy ndeshjet e zhvilluara ka pësuar dy humbje dhe qëndron në fund të grupit pa asnjë pikë.

Trajnerët Marinos Ouzounidis dhe Niko Kovac i kanë përgatitur taktikat e tyre të lojës për këtë sfidë.

Formacioni startues i AEK-ut: Barkas, Hult, Chygrynskyi, Lampropoulos, Bakakis, Simoes, Galanopoulos, Klonaridis, Mantalos, Bakasetas, Ponce.

Formacioni startues i Bayern Munichut:Neuer – Kimmich, Sule, Hummels, Rafinha – Martinez, Thiago – Robben, James, Gnabry – Lewandowski.

Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Ajaxit dhe Benficas në Amsterdam. /Telegrafi/