Telegrafi

Formacionet zyrtare: Bayerni dhe Dortmundi zhvillojnë ‘Der Klassiker’ dhe luftën për kreun e tabelës

Në Allianz Arena zhvillhet kryendeshja e javës së 28-të në Bundesliga, ku Bayern Munichu e pret rivalin për titull Borussia Dortmund.

Klasikja gjermane, ‘Der Klassiker’, kësaj radhe është akoma më e zjarrtë duke qenë se dy skuadrat rivale konkurrojnë për kreun e tabelës në kampionatin gjerman.

BVB është aktualisht lider i kampionatit, me dy pikë më shumë se bavarezët që ndodhen në pozitën e dytë në tabelë.

Trajnerët Niko Kovac dhe Lucien Favre i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë superpërballje.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer, Kimmich, Sule, Hummels, Alaba, Martinez, Thiago, Gnabry, Muller, Coman, Lewandowski.

Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Burki – Piszczek, Akanji, Zagadou, Diallo – Witsel, Delaney – Sancho, Dahoud, Bruun Larsen – Reus.

/Telegrafi/