Telegrafi

Formacionet zyrtare: Bayern Munich kërkon të përfundojë sezonin me fitore në takimin ndaj Augsburgut

Bayern Munich dëshiron të mbyllë këtë edicion me fitore ndaj Augsburgut në kuadër të javës së 34-të në Bundesliga.

Kampion të konfirmuar për herë të nëntë me radhë do të takohen me Augsburgun nga ora 15:30 në stadiumin ‘Allianz Arena’.

Për këtë sfidë të fundit për këtë edicion, Bavarezët nuk mund të llogarisin në Leon Goretzkan që është i lënduar dhe Nianzou që është i ndëshkuar me karton të kuq.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Augsburgu do të ketë mungesa si Jensen, Bazee-Sarenren, Uduokhai që janë të lënduar, derisa Vargas është i ndëshkuar po ashtu me karton ë kuq.

Formacioni startues i Bayern Munichut: Neuer, Pavard, Kimmich, Gnabry, Lewandowski, Boateng, Davies, Hernandez, Muller, Alaba, Coman.

Formacioni startues i Augsburgut: Gikiwicz, Gumny, Pedersen, Gouweleeuw, Niederlechner, Benes, Caligiuri, Richter, Gruezo, Hahn, Oxford. /Telegrafi/