Telegrafi

Formacionet zyrtare, Bayern Munich – Borussia Monchengladbach: Shqiptari Arijon Ibrahimovic në bankën rezervë te bavarezët

Bayern Munich hap sezonin pranveror ndaj Borussia Monchengladbach në kuadër të javës së 19-të Bundesliga.

Bavarezët që janë lider me 43 pikë, kanë shumë mungesa për këtë ndeshje shkaku i Covid-19, ku në bankë është edhe shqiptari Arijon Ibrahimovic.

Kësaj i shtohet edhe fakti që nga dy humbjet e vetme të Bayern, njërën ja ka shkaktuar pikërisht Borussia M’gladbach me rezultat 5-0.

Në anën tjetër Borussia nuk po kalon formë të mirë pasi ka vetëm 19 pikë pas 18 ndeshjesh dhe mban vendin e 14-të.

Ndeshja fillon në ora 20:30.


Bayern Munich: Ulerich, Sule, Pavard, Kimmich, Gnarby, Leandowski, Sabitzer, Roca, Muller, Tillman, Musiala.

Borussia M’gladbach: Sommer, Kramer, Stindl, Kone, Lainer, Netz, Jantchke, Ginter, Elvedi, Embolo, Neuhaus.


/Telegrafi/