Telegrafi

Formacionet zyrtare: Ballkani përballet me Hamrun në kualifikueset për në Ligën e Konferencës

Ballkani do të përballet me Hamrun në kuadër të rrethit të dytë kualifikues për në fazën e grupeve në Ligën e Konferencës.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ballkani u eliminua nga faza kualifikuese në Ligën e Kampionëve, ndërsa tani synon të shkojë sa më larg në Konferencë.

Formacionet zyrtare:

Ballkani: Koliçi, Jashanica, Potoku, Halili, Thaqi, Emerllahu, Ismajlgeci, Inacio, Karrica, Kryeziu, Hamidi.

Hamrun: Bonello, Mayron, Borg, Marcelina, Ellul, Elionay, Prsa, Vitao, Letherby, Mbong, Lopes. /Telegrafi/