Telegrafi

Formacionet zyrtare, Atletico Madridi – Mallorca

Atletico Madridi do të jetë nikoqirë i Mallorcas në kuadër të javës së 15-të në La Liga.

Los Colchoneros nuk dinë për humbje në pesë ndeshjet e fundit, ndërsa kërkojnë fitore për tu kthyer në pozitën e dytë.

Në anën tjetër Mallorca që nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit, do të kërkojë të ngjitet në renditje pasi mban vendin e 14-të me 16 pikë.

Të dy trajnerët Diego Simeone dhe Garcia Plaza Luis kanë publikuar formacionet zyrtare për këtë ndeshje.


Atletico Madrid: Oblak; Marcos Llorente, Savic, Felipe, Renan Lodi; Koke, De Paul, Kondogbia, Correa; Cunha, Griezmann

Mallorca: Reina; Maffeo, Valjent, Russo, Jaume Costa; Baba, Galarreta; Sánchez, Kang-in Lee, Dani Rodríguez; Abdón Prats.


/Telegrafi/