Telegrafi

Formacionet zyrtare: Atletico Madridi dhe Sevilla kërkojnë lartësimin në tabelë

Atletico Madridi do të zhvillojë derbin me Sevillën në kuadër të javës së 37-të në La Liga.

Ndeshja që fillon në ora 19:30, do të luhet në stadiumin “Wanda Metropolitano”.

Për këtë ndeshjes, Los Cholchoneros do të jenë pa Joao Felix, Thomas Lemar dhe Sime Vrsaljko, që janë të lënduar, ndërsa Renan Lodri ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.

Standings provided by SofaScore LiveScore

Në anën tjetër, Sevilla është pa Eric Lamelan, që po ashtu ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, Suson e Reges të lënduar, ndërsa Anthony Martial ka mungesë kondicioni.

Formacionet bazë

Atletico Madridi: Oblak, Llorente, Savic, Gimenez, Renildo, De Paul, Kondogbia, Carrasco, Koke, Suarez, Griezmann.

Sevilla: Bono, Montiel, Koundé, Diego Carlos, Acuña – Gudelj, Rakitic, Delaney – Papu Gomez, Ocampos, En-Nesyri. /Telegrafi/