Një ndeshje shumë e rëndësishme për Atlético Madridin kundër Osasunas në kuadër të xhiros së 14-të në La Liga.
Diego Simeone për këtë ndeshje ka lënë në stol Luis Suarezin dhe Jose Gimenezin për t’i pushuar për ndeshjen kundër Milanit të mërkurën e ardhshme.
Osasuna është skuadër e veçantë këtë sezon, pasi ka humbur vetëm një herë si mysafir.
Atletico mban vendin e 4-të me 23 pikë, ndërsa Osasuna ka 19 pikë dhe mban vendin e tetë.
Atletico Madrid: Oblak, Vrsaljko, Savic, Felipe, Mario Hermoso, Carrasco, Koke, Marcos Llorente, Lemar, Correa dhe Griezmann.
Osasuna: Herrera, Nacho Vidal, Unai García, David García, Juan Cruz, Manu Sánchez, Moncayola, Torró, Darko Brasanac, Chimy Ávila dhe Kike García.
/Telegrafi/