Argjentina dhe Kroacia luajnë sonte për një vend në finale të Kupës së Botës.
Albicelestet vijnë në gjysmëfinale pas fitoreve ndaj Australisë dhe Holandës në fazën e eliminimi direkt.
Në anën tjetër Kroacia eliminoi Japoninë dhe favoritin e madh Brazilin për të arritur në këtë fazë.
2014: Lionel Messi 🇦🇷
2018: Luka Modric 🇭🇷
The two previous #FIFAWorldCup Golden Ball winners are set to go head-to-head 🤩#Qatar2022 pic.twitter.com/zC0OHnKBrq
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 13, 2022
Lionel Scaloni ka vendosur t’i besojë Julian Alvarezit si partner i Lionel Messit në sulm. Në këtë ndeshje Argjentina luan me katër mesfushorë, pasi Leandro Paredes kthehet në formacion.
Në anën tjetër Kroacia luan me Modric, Brozovic, Kovacic në mesfushë, ndërsa Pasalic, Kramaric dhe Perisic janë në sulm.
Argjentina: Martínez; Molina, Romero, Otamendi, Tagliafico; De Paul, Paredes, Enzo Fernández, Mac Allister; Messi, Julián Álvarez.
Kroacia: Livakovic; Juranovic, Lovren, Gvardiol, Sosa; Modric, Brozovic, Kovacic; Pasalic, Kramaric, Perisic.
/Telegrafi/