Telegrafi

Formacionet zyrtare: Argjentina kërkon vetëm tri pikë në përballjen ndaj Katarit

Argjentina do të kërkojë sot (23 qershor) me çdo kusht fitoren nga Katari në kuadër të Kupës së Amerikës, pasi deri më tani ka grumbulluar vetëm një pikë.

Argjentinasit renditen në vendin e katërt të Grupit B, derisa Kolumbia është në të parin me gjashtë pikë, e që do të ketë punë me Paraguain.

‘La Albiceleste’ do të përballen me Katarin nga ora 21:00 në “Arena do Gremio” të Porto Alegres, mirëpo do të shpresojnë që kolumbianët t’i mposhtin paraguaianët, për t’u renditur në vendin e dytë dhe ta kalojnë grupin.

Nëse Paraguai e mposht Kolumbinë, atëherë Argjentinës do t’i duhet të garojë nga vendi i tretë për të kaluar në çerekfinale të Kupës së Amerikës.

Formacioni startues i Katarit: Al Sheeb, Hisham, Khoukhi, Salman, Miguel, Khalid, Hajri, Hatim, Boudiaf, Akram, Almoez.

Formacioni startues i Argjentinës: Armani, Saravia, Foyth, Otamendi, Tagliafico, Lo Celso, Paredes, De Paul, Messi, Aguero, Martinez./Telegrafi/