Zvicra luan kundër Turqisë në ndeshjen e fundit grupore në kuadër të ‘Euro 2020’.
Sfida e Grupit A zhvillohet në Stadiumin Olimpik në Baku, ndërsa ë bashku me takimin tjetër (Italia-Uellsi) do të përcaktohen skuadrat që do të kualifikohen tutje.
Azzurrët tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt, kurse Helvetikët duhet të fitojnë dhe të presin se çfarë do të bëjnë uellsianët.
Përzgjedhësit Vladimir Petkovic dhe Senol Gunes i kanë bërë përgatitjet e fundit dhe i kanë caktuar lojtarët që do të nisin nga minuta e parë.
Formacioni startues i Zvicrës: Sommer; Nico Elvedi, Akanji, Ricardo Rodríguez; Widmer, Granit Xhaka, Freuler, Zuber; Shaqiri; Embolo, Seferovic.
Formacioni startues i Turqisë: Çakir; Çelik, Demiral, Soyunçu, Muldur; Ayhan, Tufan; Under, Kahveci, Calhanoglu; Burak Yilmaz.
Kujtojmë që pos dy vendeve të para në grupe që kualifikohen automatikisht, edhe katër skuadra nga pozitat e treta me renditje më të mirë do të jenë pjesë e 1/8 së finales. /Telegrafi/