Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: Unitedi me një këmbë në finale dhe misioni i pamundur i Romës

Roma është nikoqir i Manchester Unitedit në ndeshjen kthyese gjysmëfinale të Ligës së Evropës në Stadio Olimpico.

Djajtë e Kuq fituan me rezultat 6-2 në sfidën e parë në Old Trafford, ashtu që janë favoritë për t’u kualifikuar në finale.

Skuadra angleze kualifikohet tutje me barazim, çfarëdo fitore, por edhe me humbje me më pak se katër gola diferencë.

Giallorossët për të shkuar tutje duhet të fitojnë me epërsi prej katër golash me kusht që të pranojnë më pak se dy gola (4-0, 5-1), si dhe me epërsi prej pesë e më shumë golash. Rezultati 6-2 e dërgon ndeshjen në vazhdime.

Formacioni startues i Romës: Mirante; Mancini, Smalling, Ibañez; Karsdorp, Cristante, Pellegrini, Bruno Peres; Mkhitaryan; Pedro, Dzeko

Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Bailly, Magiurre, Pogba, Cavani, Greenwood, Fred, Bruno Fernandes,Shaw, Bissaka,De Beek.

Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet më 26 maj në Stadion Miejski në Gdansk të Polonisë. /Telegrafi/

Exit mobile version