Telegrafi

Formacionet startuese: Unitedi luan si mysafir i Bournemouthit

Manchester Unitedi është mysafir i Bournemouthit në ndeshjen e xhiros së 35-të në Ligën Premier.

Djajtë e Kuq janë në vend të dytë në tabelë, ndërkohë që gara për titullin e kampionit në Angli ka përfunduar, pasi Manchester City është shpallur kampion.

Unitedi do të tentojë ta ruajë pozitën e nënkampionit deri në mbyllje të edicionit 2017/2018.

Bournemouthi është dhjetë pikë larg zonës së rrezikut dhe mban pozitën e 11-të në tabelë.

Trajnerët Eddie Howe dhe Jose Mourinho i kanë zgjedhur lojtarët për formacionet startuese të takimit.

Formacioni bazë i Bournemouthit: Begovic, Francis, S Cook, Ake, Daniels, Fraser, Surman, L Cook, King, Ibe, Wilson.

Formacioni bazë i Manchester Unitedit: De Gea, Jones, Smalling, Shaw, Darmian, Pogba, Herrera, Fellaini, Martial, Lingard, Rashford.

/Telegrafi/