Me Ole Gunnar Solskjaer – trajnerin që zuri vendin e Jose Mournhos, Manchester Unitedi ka regjistruar vetëm fitore.
Burnley është kundërshtari i radhës, ndërsa Djajtë e Kuq shpresojnë për pikë të plota në sfidën që zhvillohet në Old Trafford.
"We know there’s a very, very good player there with Fred." @Fred08Oficial #MUFC
— Manchester United (@ManUtd) January 29, 2019
Unitedi aktualisht mban vendin e gjashtë në tabelë me 44 pikë, aq sa ka Arsenali në vend të pestë dhe tri pikë më pak se vendi i katërt që mbahet nga Chelsea.
Burnley është tri pikë larg zonës së rrezikut dhe natyrisht se do të dëshirojë të qëndrojë sa më larg.
A closer look at Old Trafford 🌧❄️ pic.twitter.com/ac9KAQBalF
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) January 29, 2019
Trajnerët Ole Gunnar Solskjaer dhe Sean Dyche i kanë përgatitur ekipet e tyre për këtë ndeshje.
Formacioni startues i Manchester Unitedit: De Gea, Young, Lindelof, Jones, Shaw, Matic, Andreas, Pogba, Mata, Rashford, Lukaku.
Formacioni startues i Burnleyt: Heaton, Bardsley, Tarkowski, Mee, Taylor, Cork, Westwood, Hendrick, McNeil, Barnes, Wood.
/Telegrafi/