Manchester Unitedi luan kundër Leicester Cityt në javën e tretë të Ligës Premier.
Djajtë e Kuq i kanë fituar dy ndeshjet e para në kampionatin anglez dhe Jose Mourinho do ta kërkojë edhe triumfin e tretë.
Nga dy ndeshjet e para, Leicesteri ka regjistruar një fitore dhe një humbje, ndërsa do të kërkojë rezultat pozitiv kundër Unitedit.
Formacionet startuese Manchester United: De Gea; Valencia, Bailly, Jones, Blind; Matic, Pogba; Mata, Mkhitaryan, Martial; Lukaku.
Formacionet startuese Leicester Cityt: Schmeichel; Simpson, Morgan, Maguire, Fuchs; Mahrez, Ndidi, James, Albrighton; Okazaki, Vardy.
/Telegrafi/