Telegrafi

Formacionet startuese: Spanja luan për pikë të plota ndaj Greqisë

Spanja ka udhëtuar në Athinë, ku në Stadiumin Olimpik zhvillon ndeshjen e kualifikuese të Kampionatit Botëror kundër Greqisë.

La Roja ka dy pikë më pak se lideri i Grupit B, Suedia dhe do të përpiqet të marrë pikë maksimale, duke qenë se Helenët kanë katër pikë më pak në vend të tretë.

Trajnerët John van’t Schip dhe Luis Enrique kanë bërë përzgjedhjen e ekipeve që do ta luajnë nga fillimi.

(Foto: uefa.com)

Formacioni startues i Greqisë: Vlachodimos; Goutas, Tzavellas, Tsimikas; Androutsos, Bouchalakis, Siopis, Giannoulis; Mantalos, Masouras, Pavlidis.

Formacioni startues i Spanjës: Unai Simon; Carvajal, Laporte, Inigo Martinez, Jordi Alba; Koke, Busquets, Gavi; Sarabia, De Tomas, Morata.

/Telegrafi/