Në ‘Boris Paichadze Dinamo Arena’ zhvillohet ndeshja e dytë kualifikuese për Kampionatin Botëror, ndërmjet Gjeorgjisë dhe Spanjës.
La Roja e nisi me barazim (1-1 ndaj Greqisë) fazën kualifikuese dhe në këtë sfidë do të kërkojë pikë të plota ndaj Gjeorgjisë që pësoi në takimin e parë (1-0 nga Suedia).
Trajnerët Willy Sagnol dhe Luis Enrique i kanë përgatitur skuadrat me të cilat do ta fillojnë takimin.
Formacioni startues i Gjeorgjisë: Loria; Glorbelidze, Dvali, Kashia, Kakabadze; Kankava, Gvilia; Lobzhanidze, Kiteishvili, Kyraratskhelia; Zivzivadze.
Formacioni startues i Spanjës: Simon; Jordi Alba, Llorente, Garcia, Pedro Porro; Pedri, s. Busquets, Fabian Ruiz; Bryan Gil, Morata, Ferran Torres.
/Telegrafi/