Telegrafi

Formacionet startuese: Spanja favorit për tri pikë të reja ndaj Maltës

Malta është nikoqir i Spanjës për ndeshjen kualifikuese të ‘Euro 2020’, në kuadër të Grupit F. Të dyja këto skuadra kanë arritur fitore në ndeshjet e tyre të para, ashtu që kanë nga tri pikë.

Përzgjedhësit Ray Farrugia dhe Luis Enrique (që mungon për arsye familjare) i kanë gati formacionet e tyre për këtë takim kualifikues.

Formacioni startues i Maltës: Bonello, Caruana, S. Borg, Guillaumier, Mbong, P. Fenech (C), Nwoko, Corbolan, Mintoff, J. Zerafa, Z. Muscat.

Formacioni startues i Spanjës: Kepa Arrizabalaga, Gaya, Saul Niguez, Morata, Asensio, Canales, Hermoso, Bernat, Ramos (C), Rodri, Sergi Roberto.

(Foto: Uefa.com)

Në ndeshjet tjera të këtij grupi, luajnë Norvegjia dhe Suedia në derbin skandinav, si dhe Romani kundër ishujve Faore. /Telegrafi/