Site icon Telegrafi

Formacionet startuese: Sampdoria dhe Roma zhvillojnë ndeshjen e mbetur

Roma është mysafir i Sampdorias për të zhvilluar ndeshjen e mbetur nga xhiroja e tretë në kampionatin italian të futbollit.

Në njëzet ndeshjet paraprake, Giallorossët kanë regjistruar 12 fitore, katër barazime dhe katër humbje. Kështu, skuadra kryeqytetase është e pesta në tabelë 43 pikë të arkëtuara.

Një vend më poshtë pozicionohet Sampdoria që ka arritur 10 fitore, tri barazime dhe shtatë humbje, dhe numëron 33 pikë.

Trajnerët Marco Giampaolo dhe Eusebio Di Francesco kanë nxjerrë në fushë njëmbëdhjetëshat që janë në formë më të mirë për lojë.

Formacioni startues i Sampdorias: Viviano; Bereszynski, Silvestre, Ferrari, Strinic; Praet, Torreira, Linetty; Ramirez; Duvan Zapata, Quagliarella.

Formacioni startues i Romës: Alisson; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Pellegrini, Strootman, Nainggolan; Under, Dzeko, Defrel.

 

Roma do të kërkojë rezultat pozitiv në përpjekje për të qëndruar në pozitat e para në tabelë. Megjithatë, nuk duhet harruar se Sampdoria është treguar kundërshtar i vështirë këtë edicion. /Telegrafi/

Exit mobile version