Në Stadio Olimpico, Roma e pret Sampdorian për ndeshjen e xhiros së 19-të në Serie A.
Giallorossët janë në vend të gjashtë në renditje me tri pikë më pak se Juventusi që ndodhet një pozitë më lartë.
Ndërkaq, Sampdoria pozicionohet në vendin e 15-të me 19 pikë të arkëtuara.
Trajnerët Jose Mourinho dhe Roberto D’Aversa i kanë zgjedhur formacionet që do ta fillojnë ndeshjen nga minuta e parë.
Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibanez; Karsdorp, Veretout, Cristante, Mkhitaryan, Vina; Zaniolo, Abraham.
Formacioni startues i Sampdorias: Falcone; Bereszynski, Yoshida, Colley, Augello; Candreva, Ekdal, Silva, Askildsen; Gabbiadini, Caputo.
/Telegrafi/