Telegrafi

Formacionet startuese: Roma në garën e ngushtë për top katërshe, kërkon pikë të plota ndaj Monzas

Roma është mysafir i Monzas në U-Power Stadium për ndeshjen e xhiros së 33-të në Serie A.

Giallorossët janë në vend të shtatë në renditjen tabelare, mirëpo kanë 57 pikë, aq sa kanë edhe Milani dhe Interi që ndodhen më lart.

Monza është në pozitën e dhjetë në tabelë dhe nuk e rrezikon rënien nga elita e futbollit italian.

Trajnerët Raffaele Palladino dhe Jose Mourinho i kanë zgjedhur futbollistët që do të luajnë nga minuta e parë.


Formacioni startues i Monzas: Di Gregorio; Izzo, Pablo Mari, Caldirola; Ciurria, Rovella, Pessina, Carlos Augusto; Sensi; Caprari, Dany Mota.

Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Çelik, Mancini, Ibanez; Zalewski, Bove, Cristante, El Shaarawy; Pellegrini, Solbakken; Abraham.


/Telegrafi/