Telegrafi

Formacionet startuese: Roma luan ndaj Sassuolos në javën e fundit

Roma është mysafir i Sassuolos në ndeshjen e fundit sezonale të Serie A që zhvillohet në Mapei Stadium.

Giallorossët hynë në këtë sfidë të qetë, pasi e kanë siguruar pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.

Trajneri i Sassuolos, Giuseppe Iachini (Foto: Getty Images)

Sassuolo e ka siguruar mbijetesën dhe po ashtu nuk ka ndonjë objektiv në këtë ndeshje të fundit sezonale.

Nga 37 ndeshje të zhvilluara, Roma ka arritur 22 fitore, tetë barazime dhe shtatë humbje dhe numëron 74 pikë.

Trajneri i Romës, Eusebio Di Francesco (Foto: Getty Images)

Trajnerët Giuseppe Iachini dhe Eusebio Di Francesco i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë takim që mbyll sezonet e të dyja skuadrave në kampionatin italian.

Formacioni startues i Sassuolos: Pegolo; Lemos, Acerbi, Peluso; Adjapong, Missiroli, Manganelli, Duncan, Rogerio; Berardi, Politano.

Formacioni startues i Romës: Skorupski; Florenzi, Manolas, Fazio, Kolarov; Lo.Pellegrini, Gonalons, Strootman; Schick, Dzeko, Perotti.

/Telegrafi/