Roma është mysafir i Real Betisit në Estadio Benito Villamarin për ndeshjen e raundit të katërt të fazës grupore në Ligën e Evropës.
Giallorossët e kanë fituar një takim dhe dy i kanë humbur në Grupin C, ashtu që i kanë arkëtuar vetëm tri pikë.
Skuadra spanjolle është liderë e grupit me nëntë pikë të grumbulluara, duke qenë se i ka fituar të tria sfidat e parë dhe me rezultat pozitiv do të kualifikohet tutje.
Do të shohim një përballje taktikash ndërmjet trajnerëve Manuel Pellegrini dhe Jose Mourinho, të cilët i kanë zgjedhur formacionet startuese.
Formacioni startues i Real Betisit: Bravo; Ruibal, Pezzella, Luiz Felipe, Miranda; Guardado, Paul; Joaquin, Canales, Rodri; Willian Jose.
Formacioni startues i Romës: Rui Patricio; Mancini, Smalling, Ibáñez; Zalewski, Pellegrini, Cristante, Spinazzola; El Shaarawy; Abraham, Belotti.
/Telegrafi/