Telegrafi

Formacionet startuese: Roma dëshiron LK-në, ndërsa Cagliari mbijetesën

(Foto: Getty Images)

Roma është mysafir i Cagliarit në ndeshjen e xhiros së 36-të në Serie A.

Giallorossët duan të sigurojnë pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve, prandaj tri pikët janë më se të domosdoshme.

Ekipi nga kryeqyteti është na garë me Interin dhe Lazion për pozitat që dërgojnë në garën më të madhe evropiane për klube.

Nga ana tjetër, Cagliari është në një pozitë të vështirë dhe po lufton për mbijetesë.

Trajnerët Diego Lopez dhe Eusebio Di Francesco i kanë zgjedhur formacionet e tyre me të cilat do ta nisin ndeshjen.

Formacioni startues i Cagliarit: Cragno; Farago, Ceppitelli, Andreolli, Lykogiannis; Deiola, Barella, Padoin, Ionița; Farias, Pavoletti.

Formacioni startues i Romës: Alisson; Peres, Manolas, Fazio, Kolarov; De Rossi, Gonalons; Under, Nainggolan, El Shaarawy; Dzeko.

/Telegrafi/