Në Parc de Princes, Paris Saint Germaini dhe Napoli zhvillojnë ndeshjen e xhiros së tretë në kuadër të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Kampioni francez mban pozitën e tretë në Grupin C me tri pikë të arkëtuara, nga një fitore dhe një humbje. Pikë të barabarta ka edhe pozita e dytë që mbahet nga Liverpooli.
A pleasant UEFA lunch in Paris with our friends from @PSG_inside!#ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/dV4xtqJMYL
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) October 24, 2018
Ndërkaq, lider i grupit është Napoli me katër pikë të grumbulluara, nga një fitore dhe një barazim.
Do të jetë kjo një përballje e strategut italian, Carlo Ancelotti, kundër ish-klubit të tij që tash drejtohet nga Thomas Tuchel.
Formacionin zyrtar i Paris Saint Germainit: Areola; Meunier, Marquinhos, Kimpembe, Bernat; Rabiot, Verratti; Mbappe, Di Maria, Neymar; Cavani.
Formacionin zyrtar i Napoli: Ospina; Maksimovic, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Allan, Hamsik, Fabian; Callejon, Mertens, Insigne.
Banka rezervë e Napolit: Karnezis, Hysaj, Malcuit, Zielinski, Diawara, Rog, Milik.
Ndeshja tjetër e këtij grupi zhvillohet ndërmjet Liverpoolit dhe Crvena Zvezdas. /Telegrafi/