Telegrafi

Formacionet startuese: Polonia dhe Suedia kërkojnë vizën për në ‘Katar 2022’

Në Stadion Slaska zhvillohet finalja e barazhit për një vend në Kampionatin Botëror ndërmjet Polonisë dhe Suedisë.

Për të arritur në këtë fazë, suedezët eliminuan Republikën Çeke, derisa polakët vazhduan direkt pas pezullimit të Rusisë.

Përzgjedhësit Czeslaw Michniewicz dhe Janne Andersson i kanë zgjedhur skuadrat, me të cilat do ta nisin takimin vendimtar për një vend në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Formacioni startues i Polonisë: Szczesny; Bielik, Glik, Bednarek; Cash, Goralski, Moder, Zieliński, Bereszynski; Szymanski, Lewandowski.

Formacioni startues i Suedisë: Olsen; Krafth, Lindelof, Danielson, Augustinsson; Kulusevski, K.Olsson, Karlstrom, Forsberg; Quaison, Isak.

(Foto: uefa.com)

/Telegrafi/