Napoli dhe Paris Saint Germaini zhvillojnë ndeshjen e katërt të fazës grupore të Ligës së Kampionëve.
Takimi i vlefshëm për Grupin C zhvillohet në San Paolo, ndërkohë që sfida e zhvilluar në Parc de Princes u mbyll baras (2-2).
Napoli named their squad for tomorrow's game after training this afternoon 👉🏻https://t.co/nlgjodWsef#ForzaNapoliSempre pic.twitter.com/UuWe0h6kdL
— Official SSC Napoli (@en_sscnapoli) November 5, 2018
Nga tri xhirot e mëparshme, napolitanët kanë arritur një fitore dhe dy barazime dhe me pesë pikë të arkëtuara mbajnë vendin e dytë në grup.
Nga ana tjetër, parisienët kanë katër pikë nga një fitore, një barazim dhe një humbje, dhe mbajnë vendin e tretë në grup.
Trajnerët Carlo Ancelotti dhe Thomas Tuchel i kanë përgatitur formacionet e tyre më të mira për këtë përballje.
👍 Ready for tonight? #NAPPSG #UCL #AllezParis 🔴🔵 pic.twitter.com/zoPokoi1q6
— Paris Saint-Germain (@PSG_English) November 6, 2018
Formacioni startues i Napolit: Ospina; Maksimovic, Albiol, Koulibaly, Mario Rui; Callejon, Allan, Hamsik, Fabian; Insigne, Mertens.
Formacioni startues i Paris Saint Germainit: Buffon; Kehrer, Thiago Silva, Marquinhos; Bernat, Draxler, Verratti, Meunier; Neymar, Mbappe, Di Maria.
Ndeshja tjetër e këtij grupi është zhvilluar ndërmjet Crvena Zvezdas dhe Liverpoolit. /Telegrafi/