Telegrafi

Formacionet startuese: Kroacia luan përballë Anglisë

Kroacia është nikoqir i Anglisë në ndeshjen e dytë në kuadër të Grupit 4 të Ligës A në Ligën e Kombeve.

Të dyja këto përfaqësuese i kanë humbur ndeshjet e para ndaj Spanjës, ndërsa tash luajnë ndaj njëra-tjetrës.

Anglia pësoi në shtëpi nga La Roja me rezultat 1-2, kurse Kroacia humbi si mysafir me rezultat 6-0.

Padyshim se të dyja ekipet do ta kërkojnë triumfin në këtë sfidë, në mënyrë që të shpresojnë për vendin e parë në grup.

Formacioni startues i Kroacisë: Dominik Livakovic, Ivan Perisic, Dejan Lovren, Ivan Rakitic, Mateo Kovacic, Andrej Kramaric, Luka Modric, Tin Jedvaj, Ante Rebic, Domagoj Vida, Josip Pivaric.

Formacioni startues i Anglisë: Jordan Pickford, Kyle Walker, Ben Chilwell, Eric Dier, John Stones, Harry Maguire, Ross Barkley, Jordan Henderson, Harry Kane, Raheem Sterling, Marcus Rashford.

/Telegrafi/