Telegrafi

Formacionet startuese: Fitorja e domosdoshme për Romën ndaj Sassuolos

Roma është mysafir i Sassuolos në ndeshjen e parafundit sezonale në kampionatin italian.

Giallorossët mbajnë vendin e gjashtë në tabelë më tri pikë më pak se Atalanta që pozicionohet në vendin e katërt që çon në Ligën e Kampionëve.

Ekipi nga kryeqyteti italian duhet ta fitojë ndeshjen dhe të shpresojë që Juventusi do ta mposhtë Atalantan të dielën. Sassuolo nuk ka ndonjë motivin në dy ndeshjet e mbetura.

Trajnerët Roberto De Zerbi dhe Claudio Ranieri i kanë gati skuadrat për këtë përballje.

Formacioni zyrtar i Sassuolos: Consigli; Lirola, Demiral, Ferrari, Rogerio; Locatelli, Magnanelli, Duncan; Djuricic, Berardi, Boga.

Formacioni zyrtar i Romës: Mirante; Florenzi, Fazio, Juan Jesus, Kolarov; Cristante, Nzonzi, Zaniolo; Under, Dzeko, El Shaarawy.

/Telegrafi/