Telegrafi

Formacionet startuese: Dortmundi më pranë kualifikimit në sfidën ndaj Sevillas

Borussia Dortmundi dhe Sevilla zhvillojnë ndeshjen kthyese të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

BVB fitoi me rezultat 3-2 në ndeshjen e parë si mysafir, ndërsa tash do ta kërkojë kualifikimin në çerekfinale në sfidën që zhvillohet në Signal Iduna Park.

Trajnerët Edin Terzic dhe Julen Lopetegui i kanë përgatitur skuadrat, me të cilat do ta fillojnë takimin.

Formacioni startues i Borussia Dortmundit: Hitz; Morey, Can, Hummels, Schulz; Delaney, Bellingham, Dahoud; Reus, Hazard; Haaland.

Formacioni startues i Sevillas: Bono; Jesus Navas, Kounde, Diego Carlos, Acuna; Jordan, Fernando, Oscar; Ocampos, En-Nesyri, Suso.

/Telegrafi/