Manchester City është mysafir i Newcastle Unitedit për ndeshjen e radhës në Ligën Premier.
Lideri i kampionatit anglez është favorit për të arkëtuar pikë të plota në këtë takim, duke qenë se po kalon një formë të shkëlqyer këtë sezon.
Skuadra e Pep Guardiolas ka regjistruar vetëm një barazim dhe i ka të gjitha fitore në 19 xhiro të zhvilluara deri më tani.
Nga ana tjetër, ekipi i Rafael Benitez është i 15-ti në tabelë, mirëpo është vetëm një pikë larg zonës së rrezikut.
Prandaj pritet të jetë një përballje, në të cilën të dyja skuadra do të kërkojnë të rrëmbejnë pikë.
Formacioni startues i Newcastle Unitedit: Elliot, Yedlin, Lascelles (C), Mbemba, Dummett, Manquillo, Murphy, Diame, Shelvey, Aarons, Joselu.
Formacioni startues i Manchester Cityt: Ederson, Walker, Kompany (C), Otamendi, Danilo, Fernandinho, Bernardo, De Bruyne, Gundogan, Sterling, Aguero.
/Telegrafi/